Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet lokalisht të ketë reshje të pakta shiu.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 16-46 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C, njofton Meteo Kosova./PrishtinaPress/