Vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa jugore dhe jugperëndimore e kontinentit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto masa të ajrit do të fuqizohen duke krijuar kushte për një mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale sipas IHMK-së, do të lëvizin ndërmjet -7 C deri -2C gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 3gradë deri 7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja e lehtë deri mesatare.