Site icon PrishtinaPress

Parashikimi i motit për sot, diell e vranësira – pritet edhe shi

Sot parashikohet të mbajë mot me diell e vranësira, ku pritet të ketë edhe reshje lokale shiu rreth mesditës dhe vonë në mbrëmje. 

Në zona të caktuara, reshjet pritet të jenë në formë të rrebesheve kalimtare dhe ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 42 km/h, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.

Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C. 

Exit mobile version