6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Reshje lokale bore do të fillojnë sonte në shumë vise të Republikës së Kosovës.

Sot në Kosovë na pret mot mjaft i ndryshueshëm. Priten edhe intervale kohore me diell, por edhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë si dhe reshje të përziera me kokrriz dhe rrebeshe bore. Reshjet në formë të rrebesheve vijnë nga vranësirat që marin karakter zhvillimi vertikal apo konvektiv e këto janë dukuri gjatë verës, por ndodhin rrallë edhe gjatë dimrit.

Gjatë ditës ose pasdite do të fillojnë të fryjnë erëra të fuqishme nga veriu dhe veriperëndimi dhe reshjet do të shndërrohen në borë. Në zonat e reshjeve të borës pritet intensifikim i reshjeve së bashku me erërat veriore do të japin pamje klasike dimërore, por nuk pritet borë në tërë territorin. Në gati tërë territorin priten erëra të fuqishme, por duhet kushtuar vëmendje rajonet e Istogut, Pejës, Zubin Potoku dhe Mitrovicës, lokalisht edhe në vise tjera.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje lokale shiu e bore. Reshje lokale shiu priten në viset mesdhetare të Shqipërisë dhe ultësirat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa reshje lokale bore priten në veri, verilindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë, Luginën e Preshevës dhe viset kodrinore-malore të Maqedonisë së Veriut. Në mbrëmje dhe gjatë natës ulje e ndjeshme e temperatuave në tërë rajonin dhe priten reshje lokale bore, kryesisht në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës.

Të dielën na pret ditë e vërtetë dhe e ftohtë dimërore, me reshje lokale bore (të intensitetit kryesisht të dobët) e erëra të fuqishme e të akullta nga veriu. Në Dukagjin, Shqipëri dhe jugperëndim të Maqedonisë së Veriut priten intervale kohore me diell. Në Shqipëri dhe ulltësirat e Dukagjinit kryesisht pa reshje dhe thatë, por ftohtë.

Nga e hëna ftohtë dhe me acar të fortë. Priten intervale kohore me diell, por edhe vranësira e reshje sporadike bore kryesisht në disa zona kodrinore-malore./MeteoBallkan

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img