2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngrohtë.

Sipas Prishtina Weather, ditën do të ketë vranësira kalimtare.

Ky mot pritet të vazhdojë edhe në fillim të javës tjetër.

Njoftimi i plotë:

Mot stabil, i ngrohtë, kryesisht me diell dhe i thatë në fundjavë dhe gjatë javës vijuese.

21.10.2022 – Anticiklonet që po shtrinë ndikimin mbi rajon, do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm në vendin tonë, përgjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së fundit të tetorit.  Gjithashtu depërtojnë edhe masa më të ngrohta ajrore, që do të rrisin temperaturat edhe në vlera verore, deri në 25C.

Mirëpo këto kushte atmosferike të qeta, mund të mbajnë ndotësit ajror në vlera më të rritura pranë sipërfaqes, e në fillim të javës, në rritje mund të ndikojnë edhe depërtime të pluhurit saharian.  Megjithëse indeksi do të jetë rreth vlerave të pranueshme, kohë pas kohe do të kalojë edhe në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.

22.10 – Ngrohtë, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare kohë pas kohe.

23.10 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.  Ditën me vranësira kalimtare.

24.10 – Më ngrohtë, me kthjellime e diell.  Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

25.10 – Shumë ngrohtë, e kryesisht me diell.

26.10 – Pas mëngjesit me mundësi për mjegull, ditën pjesërisht vranët, mbetet ngrohtë.

Temperaturat në rritje, minimalet nga 5C deri në 9C, e maksimalet deri në 23C, ditën e diel, e deri të martën edhe 25C.

Erërat frynë kryesisht nga jugu e jugperëndimi, të lehta dhe mesatare 2-9m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img