Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, sidomos gjatë orëve të pasditës. Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-34 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 13°C.