Java tjetër në Kosovës do të jetë kryesisht mot me vranësira.
Sipas Prishtina Weather, e marta do të jetë me shi, kurse temperaturat lehtazi në rënie përreth vlerave mesatare.
9.10.2022 – Parashikimet e fundit po japin kushte të një moti të dominuar kryesisht nga vransirat përgjatë kësaj jave të dytë të tetorit. Ditën e martë edhe paraqiten kushte për të reshura shiu, që orëve të pasdites vende-vende edhe mund të jenë në formë rrebeshesh me bubullimë. Riga lokale shiu nuk përjashtohen ditën e mërkurë dhe të enjte. DItën e premte edhe mund të ketë intervale paksa më të gjata me diell.
Për fundjavë mund të presim mot stabil dhe me intervale më të gjata me diell.
Indeksi i cilësisë së ajrit, edhe ditën e hënë mund të kaloj në vlera të dobëta, mirëpo nga e marta kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.
10.10 – Në mëngjes ultësirave mundësi për mjegull. Ditën ngrohtë, kryesisht me vransira. Vonë në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
11.10 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu, pasdite të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë.
12.10 – Kryesisht me vransira, ditën intervale të shkurta me diell.
13.10 – Kryesisht me vransira. Mundësi për riga lokale shiu.
14.10 – Mot i ndryshueshëm. Vransira, intervale me diell dhe kohëpaskohe reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale shënojnë një rritje deri në 10C e 12C, e maksimalet zbresin nga 22C të hënën në 18C e 17C, që janë vlera më afër mesatareve për këtë periudhë kohore.
Fillimisht do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-7m/s, e nga mesi i javës verilindore 2-5m/s..
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale./Prishtinapress/