3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Në Kosovë për pesë ditët e javës së ardhshme do të mbajë mot i vranët, me shi dhe intervale me diell.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperatura minimale pritet të shënohet deri në tri gradë celsius, ndërsa maksimalja 16 gradë celsius.

Më poshtë e keni parashikimin për të gjitha ditët në vijim:

E hënë – Mot i vranët dhe me shi. Temperaturat mbeten tipike vjeshtore në të dy vlerat ekstreme. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë pothuaj në gjithë territorin.

E martë – Mot i vranët dhe me shi. Gjatë ditës do të ketë kushte për shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, më shumë në rrafshin e Dukagjinit.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu të intensitetit të dobët.

E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje. Në shumë zona parashihet të ketë edhe intervale me diell. Grafiku në fushat termike mbetet i pandryshuar dhe konstant.

E premte – Edhe kjo ditë mbetet pothuajse e ngjashme sa i përket kushteve meteorologjike. E vranët dhe me intervale me diell. Parashihet që vende-vende të ketë riga shiu.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë, transmeton prishtinapress.net.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img