Site icon PrishtinaPress

Parashikimi i motit për nesër

Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në mëngjesin e vonshëm, ku gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në orët e para të mëngjesit pritet të ketë reshje lokale shiu.

Në zona të veçanta mund të paraqiten në formë të shqotës apo borës.

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta në pjesën dërrmuese të vendit, ndërsa vranësirat më të shtuara do të mbesin në Rrafshin e Dukagjinit, konkretisht në zonën jugore dhe jugperëndimore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 11-33 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej -1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C.

Exit mobile version