Site icon PrishtinaPress

Parashikimi i motit për këtë fundjavë dhe dy javët e ardhshme, si do të jenë temperaturat

“Mendimi për motin” ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë fundjavës dhe javëve të ardhshme.

Orëve të para të ditës së shtunë reshjet pushojnë, mirëpo vransirat do të jenë më dominante.  Pasdite herë herë mund të ketë intervale të shkurta me diell. 

“Temperaturat minimale zbresin në 1C e 4C, derisa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 4C e 6C.  Me kalimin e frontit, frynë erë më e fuqishme veriore, me hove deri në 15m/s”, thuhet në njoftim.

Të dielen parashihen intervale me diell, pas një mëngjesi me ngrica, ku minimalet zbresin në -2C e -3C.

Me kalimin në të hënën, sërish priten kushte për të reshura shiu, e gjatë ditës vransirat shpërndahen.  Mot më i zymtë me vransira të ulëta parashihet ditën e martë dhe mërkurë.  Temperaturat shënojnë rritje deri në 8C e 10C të hënën, e më pas gradualisht në rënie.  Të dielen frynë erë më e fuqishme juglindore, me hove deri në 15m/s.

Ndërkohë, java e ardhshme mund të jetë paksa më e thatë, sipas trendeve më të fundit.  Fillimisht do të ketë më shumë vransira, kryesisht të ulëta, me një mot të zymtë.  Në pjesën e dytë pritet të ketë intervale më të gjata me diell. 

“Temperaturat përreth mesatareve, maksimalet deri në 5C e 6C, e minimalet zbresin në 0C e -2C.  Tek nga fundjava e ardhshme, me një rritje të temperaturës në 8C, paraqiten gjasa për të reshura shiu, që herë herë shfaqen nga mesi i javës së tretë të dhjetorit.  Temperaturat maksimale shkojnë deri në 7C e 9C.  Nga data 20 dhjetor, duke shkuar në dhjetëditëshin e fundit të muajit, shfaqen sinjale për të reshura si shiut por dhe borës, me tendencë të rënies së temperaturës”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version