Temperaturat në rritje dhe reshje shiu gjatë javës në vijim. Në fundjavë priten edhe reshje bore.
10.12.2023 – Masa më të ngrohta ajrore po parashihet të depërtojnë mbi vend gjatë javës në vijim. Depërtimi i këtyre masave përgjatë një sistemi frontal të ngrohtë mbi rajon, sjell kushte për të reshura shiu mëngjesin e së martës, që vende-vende mund të bie edhe si shi i akullt. Temperaturat do të shënojnë rritje edhe deri në 12C, maksimalet, por edhe minimalet deri në 6C.