Site icon PrishtinaPress

Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për këtë fundjavë ka paraparë mot me vranësira e me diell.

Mot me vranësira dhe intervale me diell do të na shoqërojë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit, thekson IHMK një njoftimin për motin gjatë fundjavës, transmeton Koha.net.

Në komunikatë gjithashtu thuhet se vranësirat gjatë ditës së diel vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluara të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ulet për 6-8 milibar , do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 8m/s.

Exit mobile version