Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende edhe me shkarkime rrufesh.
“Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.