Site icon PrishtinaPress

Parashikimi i motit për 5 ditë në Kosovë

Rënie e temperaturave dhe të reshura javën vijuese. Reshje shiu e herë herë edhe bore. Më shumë reshje bore viseve malore, parashikon “Prishtina Weather”.

8.01.2023 – Me kalimin në dhjetëditëshin e dytë të janarit, po parashihet edhe ndryshim i situatës sinoptike në vend. Do të kemi mot më të ndryshueshëm, me rënie të temperaturave më afër vlerave mesatare. Priten të reshura shiu, që me rënie të temperaturave edhe do të shndërrohen në reshje bore, me gjasë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit. Më shumë reshje bore parashihen viseve malore që edhe do të formojnë shtresë më të qëndrueshme bore.

Ndryshimi i motit, me më shumë qarkullim ajror, sjell deri tek një përmirësim të cilësisë së ajrit. Indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm orëve të mbrëmjes vlerat e çastit mund të kalojnë në të dobëta dhe shumë të dobëta.

Datat:

9.01 – Intervale me diell në mëngjes. Ditën vransirat shtohen, e në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu.

10.01 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe nga mesdita reshje lokale të dobëta shiu.

11.01 – Kryesisht vranët. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu, apo të përziera edhe me borë orëve të mëngjesit.

12.01 – Kryesisht me vransira. Në mbrëmje reshje të dobëta shiu, që më vonë edhe shndërrohen në borë.

13.01 – Kryesisht me vransira.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -1C e 3C, e ato maksimale zbresin përreth vlerave mesatare, nga 8C, të hënën, deri në 4C e 5C.

Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga juglindja 6-16m/s, e të martën ndryshon drejtimin nga verilindja.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë deri ditën e martë, më pas luhatet përreth dhe mbi vlera normale./Prishtinapress/

Exit mobile version