5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Parashikimi i motit: Në këtë ditë rikthehet bora në Kosovë

Deri të premten më ngrohtë e me diell. Në fundjavë sërish mot i ftohtë, me të reshura shiu, e viseve malore borëparashikon “Prishtina Weather”.

Përgjatë fundjavës, vransirat fillojnë të shtohen nga dita e shtunë, derisa edhe nga veriu depërtojnë masa të ftohta ajrore, që zbresin temperaturat ndjeshën nën mesatare. Ditën e shtunë në mbrëmje dhe të dielen kohëpaskohe edhe priten mundësi për rreshje lokale shiu, derisa ditën e diel të reshura bore më shumë priten në vise malore. Edhe dita e hënë mbetet e ftohtë, e kryesisht me vransira, e në zona malore me reshje bore.

Cilësia e ajrit në shumicën e vendit mbetet në vlera të pranueshme, e gjatë ditës kalon edhe në indeks mesatar, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, derisa orëve të mbrëmjes kohëpaskohe kalon edhe në vlera të dobëta shkaku i rritjes së grimcave të materies.

Datat:

14.04 – Kthjellët dhe me diell, më ngrohtë.

15.04 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.

16.04 – Vransirat shtohen, e pasdite dhe mbrëmje me mundësi edhe për riga lokale shiu, kryesisht përreth viseve malore.

17.04 – Kryesisht vranët e më ftohtë.  Kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu, e vetëm në vise malore borë.

18.04 – Ftohtë e kryesisht me vransira.  Më vonë pasdite përreth zonave malore mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat në rritje deri ditën e premtë, më pas në fundjavë në rënie.  Minimalet me rritje deri në 5C e 7C, e të hënën zbresin sërish në 2C.  Maksimalet nga 23C e 25C sa priten ditën e premte, zbresin në 7C e 6C ditën e diel dhe të hënë.

Nga fundjava era frynë edhe mesatarisht e fuqishme nga veriu e verilindja 5-14m/s.

Shtypja atmosferike në rënie përreth vlerave normale deri ditën e diel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img