2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Parashikimi i motit, kur pritet borë e kur shi? 

Pas kalimit të ciklonit dhe ardhjes së frontit të ftohtë temperaturat u ulën, por moti u përmirësua dukshëm sot (të Dielën). Tani kemi përmirësimin afatshkurtër të motit para ardhjes së ciklonit të ri i cili do të na sjellë reshje të reja atmosferike.

Pasi që gjatë mbrëmjes do të jetë acar i lehtë dhe mund të kemi ngecjen e ajrit të ftohtë dhe në kombinim me temperaturat e ulëta të orëve të hershme të mëngjesit reshjet e para kur të vijnë në mëngjesin e së Hënës mund të jenë në formë dëbore në shumë pjesë të Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe zona në Dukagjin, por gjatë ditës së Hënë temperaturat shënojnë rritje dhe ajri i ngrohtë i “mbështjellur” me masën ajrore ciklonike nga Italia dhe Mesdheu mund të shkaktojë shndërrimin e borës në shi në disa zona dhe kjo është shumë vështirë për tu përcaktuar saktë.

Pas reshjeve të përziera dhe të shiut gjatë ditës në mbrëmje të së Hënës do të kemi depërtimin e fronti më të ri të ftohtë ajror me erëra veriore dhe kjo do të kushtëzojë reshje të reja bore, por sipas ecurive aktuale nuk do të ketë reshje të mëdha bore. Gjatë ditëve të ardhshme do të kemi disa episode reshjesh bore dhe shtresa ,por jo të mëdha. Një episod reshjesh bore mund të kemi edhe ditën e mërkurë.

Sistemet me borë masive dhe të dendur dhe shtresat e mëdha të dëborës do të shkojnë më shumë nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Serbia dhe ky është pikërisht gabimi i modeleve sepse fillimisht këto sisteme sipas modeleve përfshinin edhe Kosovës. megjithatë theksojmë se edhe në Kosovë do të kemi reshje bore, por jo sikur në viset tjera të Ballkanit që i përmendëm më lartë. Në fund të theksojmë se ndryshime të vogla ende mund të ketë dhe mund të shtohet sasia e borës edhe te ne por kjo mbetet vetëm për tu parë./MeteoBallkan

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img