Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot mban mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell.
“Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu, jo në gjithë territorin, por kryesisht në viset e larta, kurse temperaturat parashihen të shenojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës”, njofton IHMK.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit me shpejtësi 1-8m/s.