Site icon PrishtinaPress

Parashikimi i analistit: Vetëvendosje mund të bie në 25%

“Kam thënë më herët që VV mund të bie në 25%”, kështu ka deklaruar sërish analisti Shenoll Muharremi.

Ai thotë se rritja rritja prej 25% në 51% ka qenë momentale dhe efekt i votës ndëshkuese.


“Është normale, asgjë e pazakontë”, thotë ai, derisa shton: “Kisha me e quajt rritje artificiale e përkohshme. Për me e mirëmbajt rritjen, duhet rritje organike. Kur diçka rritet brenda natës, rrezikon mos të ketë qëndrueshmëri. Zakonisht ashtu ndodhë edhe në jetë e biznes. Nuk mundesh vetëm me u rritë pafundësisht, nuk funksionon ashtu asgjë. Duhet korrektim i shëndetshëm, konfirmim i nivelit të përkrahjes”.

Ai thotë se pas çdo rritje të tillë, nevojitet një konfirmim i përkrahjes së fortë.

Niveli i parë i përkrahjes së fortë VV e ka në rajonin e 25%. Mendoj që shumica e përkrahjes 25-51% tashmë nuk e gëzon, dhe deri ne zgjedhjet e ardhshme ish dashur me e prek vlerën 25%, e pastaj momentumi i zgjedhjeve mundet me hyp sadopak”.

Ai ndan përkrahësit e Vetëvendosjes në dy nivele.

“VV duket se i ka dy nivele të forta të përkrahjes (support levels). 12% dhe 25%. Themelet më të fuqishme të VV ndoshta janë tek 12%. Ndërsa pjesa nga 12 tek 25% jane zhvilluar semi-orkanikisht nga anatemimi i gjatë i partisë nga establishmentet paraprake, mos lejini të jetë pjesë e qeverisë (aty ku më së shumti digjesh), mungesa e alternativave tjera.. 12%, 25%, 51% këto janë tri nivele strategjike të VV ku mund të osciloj vitet e ardhshme. Kulmi me 51% tashmë është arritur dhe nuk duket që do dhe mund të përsëritet më. Nëse dëshiron me e sfidu një subjekt politik, leje le të qeverisë nē njē vend me nevojat maksimale e mundësi minimale. Ndoshta në zgjedhjet e ardhshme, pas gjitha aferave, VV do i arrij diku rreth 28%”.

Megjithatë, ai thotë se mbetet të shihet ky parashikim në të ardhme

Exit mobile version