Donat Rrudhani ishte heroi i Leuzernit në përballjen me Winterthur.
Përballja e zhvilluar në kuadër të javës së 18-të në Superligën e Zvicrës përfundoi 4-3 për skuadrën e reprezentuesit të Kosovës.
Rrudhani e realizoi golin e dytë për Luzernin, duke ia rikthyer epërsinë për 2-1 skuadrës së tij në minutën e 28-të kur rezultati ishte 1-1.
Por, pjesa e parë përfundoi në të mirë të vendasve në shifrat 3-2.
Pjesa e dytë ishte dramatike, pasi fare në fund u përmbys rezultati sërish.
Në minutën e 90+2-të, Ottiger shënoi për 3-3.
Vetëm një minutë më vonë, Rrudhani asistoi te Grbic, që realizoi për 4-3, me lojtarin kosovar që ishte heroi i Luzernit.
Luzerni është në vendin e tretë në ligë me 29 pikë, dy më pak se lideri Lugano.
Rrudhani deri më tani në këtë sezon ka pesë gola dhe tri asistime.
Standings provided by Sofascore