Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjes mes Danimarkës dhe Kosovës, në kuadër të para-kualifikimeve për “Eurobasket 2025”.
20 minutat e parë u mbyllën me rezultatin 44:43. Ndeshja është duke u zhvilluar në “Arena Naestved”, shkruan Gazeta Express.
“Dardanët” ia dolën të shkrijnë epërsinë dyshifrore të danezëve, që kishin pas çerekut të parë – 27:16.
Ngushtimi i epërsisë erdhi falë paraqitjes fantastike të kapitenit, Dardan Berisha, në çerekun e dytë, në të cilin shënoi 13 pikë.
Berisha është edhe basketbollisti me më së shumti pikë deri tash te Kosova, por edhe në këtë përballje në përgjithësi.
Musab Mala u dallua gjithashtu me 9 pikë, duke u treguar i saktë tri herë në katër gjuajtjet për tri pikë.
Te Danimarka më i dalluari është Jonas Zohore me 11 pikë.