Site icon PrishtinaPress

Paraqitet një dëshmitare serbe në Hagë, pretendon se UÇK’ja ndaloi burrin e saj në Rahovec

Një dëshmitare serbe është paraqitur në rastin kundër ish-krerëve të UÇK’së në seancën e së mërkurës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ajo në dëshminë e saj ka pretenduar se ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë ndaluar disa serbë në Rahovec pas largimit të forcave të dhunshme policore serbe nga Kosova, raporton Insajderi.

Dëshmitarja kur është marrë në pyetje nga prokurorja Aleksandra Insigna, ka përmendur edhe emrin e personit që pretendon t’i ketë rrëmbyer serbët.

Në mesin e tyre, pretendon se është ndaluaredhe bashkëshorti i saj.

“Kam dëgjuar nga personat në Rahovec se ai ka qenë përgjegjës për zhdukjen e personave në fjalë. Vjehrra ime kur ka shkuar për ta raportuar zhdukjen e djalit të saj, ajo është shkuar të takohet personalisht me Ismet Arën”, ka deklaruar ndër të tjera ajo.

Ndiqeni më poshtë të detajuar dëshminë e dëshmitares serbe në Hagë:

Exit mobile version