Site icon PrishtinaPress

Parandalohet kontrabandimi me cigare në Gjakovë – Dogana del me njoftim

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin me cigare, cigare elektronike e produkteve të tjera të duhanit në Gjakovë.

“Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës”, thuhet në njoftim teksa nuk është bërë e ditur vlera monetare.

Aksioni është realizuar pas njoftimit nga qytetarët përmes aplikacionit e-dogana.

“Pas pranimit të informatave nga qytetarët përmes aplikacionit e-dogana se në qytetin e Gjakovës, respektivisht në një njësi biznesi tregtohet cigare pa banderola, njësit relevante të Doganës kanë organizuar një kontrolle”, thuhet në njoftim.

“Me këtë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve, cigareve elektronike, dhe produkteve e të tjera të duhanit për të cilat personi përgjegjës, pala nuk posedonte dokumente dhe si të tilla janë kontrabanduar në Kosovë”

Exit mobile version