Site icon PrishtinaPress

Parandalohet kontrabandimi i 128 kilogramëve ushqim i detit

Dogana e Kosovës në pikëkalimin Vërmicë, mes Kosovës dhe Shqipërisë ka parandaluar kontrabandimin e produkteve ushqimore me peshë 128 kilogramë.

Në njoftimin e lëshuar nga Dogana thuhet se një automjet ishte ndaluar dhe kontrolluar ku aty u zbulua malli i kamufluar, fillimisht në ulësen e pasme dhe pastaj në bagazh.

Malli i padeklaruar ka përbërje të 60 kilogramëve karkaleca, 59,5 kilogramë kallamar dhe oktapod, 8.5 kilogramë gjel deri dhe aragost.

“Bazuar në këtë fakt, pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar në bazë të nenit 250 të Kodi Doganor të Republikës së Kosovës. Malli është ndaluar dhe konfiskuar derisa ndaj personit përgjegjës është shqiptuar kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version