2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Parandalohet kontrabanda me cigare të prodhuara në Serbi – vlera në treg rreth 60 mijë euro

Njësitet e Task-Forcës të Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot në fshatin Smirë të Vitisë, kanë identifikuar dhe më pas ndaluar automjetin pa targa, i cili gjatë kontrollit është vërejtur se kishte të ngarkuar cigare pa banderolla të Kosovës.

Automjeti i cili kishte 29 mijë pako cigare, mall që dyshohet të jetë prodhuar në Serbi, në vlerë të tregut rreth 60 mijë euro, drejtohej nga i dyshuari mashkull, A.S. 27-vjeçar.

“Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur të ngarkuar cigare të llojit ‘Monus Slims‘ 58 paketime të mëdha me gjithsej 29 000 pako cigare. Malli dyshohet të jetë i prodhuar në Serbi dhe vlera e tregut është rreth 60.000 euro”, ka thënë PK-ja në një njoftim dërguar mediave.

I dyshuari, sipas PK-së, së bashku me automjetin dhe mallin e kontrabanduar është dërguar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Zhegër për procedim të mëtutjeshëm të rastit.

Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari ndalohet për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor te Dheu i Bardhë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img