Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se njësiti për ndërhyrje të shpejtë, në fshatin Bistricë në Leposaviq, kanë ndaluar një të dyshuar.
Sipas komunikatës, i dyshuari G.P., dyshohet se me veturën e tij kishte kaluar ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit, policia ka vërenjtur se në veturën e tij, i njëjti kishte të ngarkuara medikamente mjekësore, që dyshohet se janë të kontrabanduara.
Të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordimin me organet e drejtësisë.