Sot, rreth orës 12:00 në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit është parandaluar futja e kontrabandës.
Sipas një njoftimi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, gjatë kontrollit të pranimit të një të burgosuri, në rrobat e tij është gjetur një substancë e dyshuar narkotike, përcjell Klankosova.tv.
Siç bën të ditur SHKK-ja, substanca e dyshuar narkotike është lokalizuar, ndërsa për rastin është njoftuar policia.