0.8 C
Pristina
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

spot_img

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacioneve në teren.

“Me datën 23 Shkurt 2023, rreth orës 18:15  në fshatin Jarinje e poshtme gjatë realizimit të detyrave të patrullimit Policia ka ndaluar automjetin VW Pasat ngjyr hiri me traga të Serbisë dhe me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas serb, i cili në rrugë ilegale kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë”, thuhet në njoftimin e PK-së

Mallrat e kontrabanduar përfshijnë:

Farmerka

Kampiona {këpurdhë}

Djath

Ajkë dhe

Mallra nga tekstili

Personi i dyshuar, që rezulton të jet recidivist i veprave të kontrabandës me mallra së bashku me automjetin e tij është dërguar stacionin policor (SPMK) Leposaviq për procedura të mëtejme ligjore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img