Më datë 12.07.2023 rreth orës 22:10, Policia e Kosovës, konkretisht njësia kufitare-NJNSH, gjatë patrullimit në fshatin Koshtovë- Leposaviq ka ndaluar tri automjete të dyshuara.
Gjatë realizimit të kontrollit të këtyre automjeteve është konstatuar se kanë të ngarkuar paketa me filtër të cigareve. Sipas deklaratave të personave të dyshuar malli është sjell nga një person prej Novi Pazarit-Serbi në fshatin Soqanicë-Leposaviq, ku me pas ata e kanë ngarkuar mallin nëpër automjete për destinim në Mitrovicë.
Rasti është trajtuar nga njësitë e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Leposaviq.
Lidhur me rastin është njoftuar prokuroria kompetente dhe me urdhër të tyre konfiskohen dy nga automjetet dhe malli, përderisa është iniciuar rasti ”Tregti e ndaluar” në procedurë të rregullt.