Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Louis Darby, kohët e fundit nuk ka pasur ditë të qeta.
Një foto e postuar nga ai në rrjetet sociale, lë përshtypjen që Darby është frikësuar shumë nga sulmet e paralajmëruara terroriste nga ISIS, që u parandaluan nga Policia e Kosovës.
“Koha për të shkuar në shtëpi”, ka shkruar Darby, në një foto ku shihet duke i përcjellë lajmet e “CNN”, përcjellë “Lajmi.net”.
Ju kujtojmë që Policia e Kosovës ka parandaluar sulmin terrorist nga ISIS, që planifikohej të bëhej në Shkodër në ndeshjen Shqipëri-Izrael.