Më e keqja e pandemisë COVID-19 “ende nuk ka ardhur”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, derisa numri i rasteve të konfirmuara nëpër botë ende po rritet, shkruan The Independent, njofton Insajderi.
Advertisement
Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori gjeneral i OBSH-së, tha se disa vende kanë përjetuar një ri-ngritje në raste pasi kanë hapur ekonomitë e tyre, duke shtuar se infektimet “po shpejtohen”.
Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim më të madhe në mes të liderëve botërorë për të ndihmuar që të parandalohet bartja e sëmundjes tash që vendet janë hapur dhe kanë hapur kufijtë ndërmjet tyre.
“Më e keqja ende nuk ka ardhur. Më vjen keq që duhet ta them këtë, por me këtë lloj ambienti dhe këto kushte, po i frikësohemi më të keqes”, pohoi Adhanom Ghebreyesus.
“Kjo është arsyeja pse duhet të koordinojmë veprimet dhe ta luftojmë këtë virus së bashku”.
PostAdss