0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmëron shefi i NATO-s: Nëse Rusia fiton luftën, Kina mund të pushtojë Tajvanin

NATO ka paralajmëruar se performanca ushtarake e Rusisë në Ukrainë mund të përcaktojë nëse Kina do pushtojë apo jo Tajvanin.

Shefi i aleancës Jens Stoltenberg deklaroi se një fitore e rusëve mund të inkurajojë Kinën të marrë Tajvanin me forcë.

“Ajo që po ndodh sot në Evropë, nesër mund të ndodhë në Azi”, u shpreh ai, teksa shtoi: “Rezultati i luftës në Ukrainë ndikon në përfundimet që do të nxirren në Pekin. Kjo përfshin Tajvanin”

“Nëse Putini arrin atë që dëshiron me Ukrainën duke thyer ligjin ndërkombëtar dhe duke përdorur forcën ushtarake, atëherë është një mesazh për liderët e tjerë autoritarë gjithashtu në Pekin se ata mund të arrijnë atë që duan duke përdorur forcën ushtarake”, tha Stoltenberg.

Qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike në Tajvan ka hedhur vazhdimisht poshtë pretendimet kineze mbi ishullin, me një shumicë dërrmuese të njerëzve që duan që ai të mbetet një vend i pavarur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img