6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmëron OBSH: Vendet të përgatiten për pandeminë e ardhshme

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të zbatojnë reformat e nevojshme për t’u përgatitur për pandeminë e ardhshme. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se tani ka ardhur koha për të shpejtuar negociatat që synojnë parandalimin e pandemisë së ardhshme.

“Nëse ne nuk bëjmë ndryshimet që duhen bërë, atëherë kush do t’i bëjë? Dhe nëse nuk i bëjmë tani, atëherë kur?”, tha ai.

Takimi dhjetëditor i OBSH-së përkon me 75 vjetorin e saj dhe do të diskutojë çështjet globale të shëndetit, duke përfshirë pandemitë e ardhshme.

194 vendet anëtare po negociojnë reforma për rregullat që përcaktojnë detyrimet e tyre në rast të një kërcënimi ndërkombëtar shëndetësor dhe po punojnë për një traktat më të gjerë të pandemisë që pritet të ratifikohet vitin e ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img