Paralajmëron Ministria e Shëndetësisë: Rekomandon masa shtesë për marketet dhe qëndrat e mëdha

158
Advertisement

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa të reja në rast të shtimit të rasteve me Koronavirus.

Advertisement

Në një prononcim për GazetaBlic, MSh-ja tha se ka pas disa rekomandime të reja për shtimin e masave të reja.

Këto masa lidhen me kontrollin për bartje të maskave të klienteve që hyjnë në markete e qëndra të mëdha.

‘Së fundi, në takimin e fillimit të kësaj jave ne Komitetin për vlerësimin dhe koordinimin e situates rreth Covid-19 janë trajtuar disa tema dhe ka pasur edhe disa rekomandime për disa masa shtese që lidhen me kontrollin për bartje të maskave të klienteve që hyjnë në markete e qëndra të mëdha, bartjen e shportes (karrocës) nga klientet si një mjet për mbajtje të një lloj distance midis klienteve dhe disa masa te tjera, të cilat mund të bëhen vendime nëse inspektoratet përgjegjëse konstatojne se mund t’i mbikqyrin dhe mund të zbatohen. Megjithatë, ato ende janë vetëm rekomandime deri në ndonjë vendim të Qeverisë. Situata epidemiologjike është ajo që dikton edhe marrjen e masave të reja, lirimin apo shtrengimin e tyre, varësisht prej numrave që dalin nga testimet dhe numrat e të spitalizuarve’, përfundoi Ministria e Shëndetësisë.

PostAdssFotoja e reklamës