6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmëron ish-këshilltari serb i Kurtit: Vendimi për targa, do të ketë pasoja në pozicionin ndërkombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike për Progres, Nenad Rashiq, ka folur për vendimin që Qeveria e Kosovës e marrë për t’i mos e shtyrë afatin për konvertimin e targave.

Rashiq tha se e konsideron si një gabim të qeverisë, i cili sipas tij, do të ketë pasoja edhe në pozicionin ndërkombëtar.

Tutje, politikani serb nga Kosova tha se është një veprim që nuk e ka pritur të ndodhë, pasi sipas tij, Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që është në veri.

“Ju në vend që të krijoni hapësirë për dialog, tolerancë dhe zbatim të marrëveshjeve, ju e bëni një diçka që i shtynë edhe më shumë serbët e veriut jashtë institucioneve të Kosovës dhe larg ndonjë dialogu apo marrëveshjeje eventuale”, është shprehur Rashiq në Klan Kosova.

Më tej, Rashiq tha se shtyrja e aftit do t’i sillte një hapësirë më të madhe Kosovës në dialog dhe bashkëpunim, teksa shtoi se do të sillte edhe një rritje të lehtë të besimit.

“Krejt e kundërta është vendimi për mos shtyrje të afatit. Konsideroj se ky është një gabim që mund të ketë pasoja të shumta”, është shprehur Rashiq.

Sipas Rashiq, serbët e veriut nuk i ndërrojnë targat, pasi sipas tij, ata s’i pranojnë institucionet e Kosovës si institucione të tre.

“Pse nuk pranojnë është histori e gjatë. Qoftë nëse niset prej vakumit institucional më 1999, me qeveri të tjera që kanë bërë pazare por sidoqoftë është një tregim i gjatë se pse serbët e Kosovës s’pranojnë t’i ndërrojnë targat”, është shprehur ai.

Politikani serb tha se komunikimi mes kryeministrit Kurti dhe serbëve të Kosovës nuk ekziston..

“Prej marsit të vitit të kaluar e deri më sot nuk ekziston asnjë komunikim dhe as vullnet pozitiv prej tij bile për të menduar për zhvillimin dhe integrimin e serbëve. Vendimi i fundit i Kurtit është vetëm një kulmimin ndaj emocioneve të tij për serbët e Kosovës”, është shprehur Rashiq./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img