0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërohet urdhëresë për sjellje me detyrim në seancën ndaj Konjufcës, deklarohet Ismet Beqiri

Sot është mbajtur seancë gjyqësore ndaj kryeparlamentarit Glauk Konjufca, për hedhjen e gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar.

Ngjarjet në fjalë kanë ndodhur në vitin 2016 ne Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Të ftuar për të dëshmuar ishin edhe ish-deputetët Adem Grabovci e Ismet Beqiri.

Ky i fundit tha për Indeksonline se kjo është hera e parë që ka marrë ftesë zyrtarë për t’u deklaruar lidhur me këtë rast, dhe se në të njëjtin nuk mund të merrte pjesë sot për arsye familjare.

“E vërtetë është që nuk kam pasë mundësi, për shkaqe familjare. Patjetër që unë i përgjigjëm thirrjes së organeve të drejtësisë në përgjithësi, për çkado që të jetë puna. Nuk e kam pasë mundësinë me shku, është e vërtetë që një ftesë e kam marrë, jo më shumë, një herë kam qenë i ftuar, në mënyrë të rregullt, seancën e radhës do të shkoj” tha Beqiri.

Ai shtoi se sa i përket deklarimeve të gjykatëses së rastit, që do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim në senacë, nuk do të jetë e nevojshme.

“Sa i përket asaj që e kanë shtuar, është çështje e tyre, por nuk ka nevojë sepse unë jam këtu dhe do t’i përgjigjëm ftesës, patjetër, si obligim dhe respekt ndaj institucioneve. Nuk jam tu i ikë, për çka me i ikë?” ka shtuar Beqiri.

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës deklaroi për Indeksonline se është informuar se kanë pasur arsyetime nga autoritetet se kinse nuk po ia gjejnë adresën e vendbanimit, për t’i dërguar ftesën.

“E kom lexu në media se gjoja nuk po ma gjejnë adresën e të tjera, e nuk është larg, nuk i ka një vit e diçka që unë po ashtu kam qenë në proces gjyqsore kundër z. Driton Çaushi, i cili po ashtu ka hedhur gaz lotsjellës. S’paskan mujtë me ma gjetë adresën e para një viti e diçka ma kanë gjetë, unë vendbanim nuk kam ndërru. Në Prishtinë jam dhe do t’i përgjigjëm ftesës.”

Ai tha se do të marrë pjesë në seancën gjyqësore të shtyer për datën 13 prill.

Kujtojmë sr Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img