0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërohet protestë për rritjen e çmimit të energjisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencë për media në lidhje me paralajmërimet e ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike për 14%, që nga 1 prilli.

Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj, tha rritja e çmimit të rrymës është një lajm shokues për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe bizneset.

“Arsyeja e thirrjes së konferencës ka të bëjë me paralajmërimin dhe tentimin e qeverisë për rritjen e çmimit të rrymës elektrike. Ky është një shok lajm për të gjithë qytetarët e Kosovës, bizneset dhe ndërmarrjet e vendit, dhe për të gjithë ne si spektër politik”, tha ai.

“Janë disa arsye pse ne mendojmë që kjo nuk duhet të ndodhë. E para, duke marrë parasysh subvencionet e ndara nga qeveria vitin e kaluar për zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimit të energjisë, nuk shihet e arsyeshme të ketë ritje të dytë të çmimit dhe aq më pak të ndodhë të ketë rritje në vlerë prej 14%. Madje ne kemi pritur ulje apo kthim të çmimit të tarifave të vjetra, e jo rritje të dytë”.

“E dyta, Qeveria Kurti vitin e kaluar subvencionoi bizneset, ndërsa konsumatorëve familjarë pavarësisht subvencionit ju rriten tarifat për më shumë se 100%. Pra, pësuan shumica e qytetarëve, sepse zgjidhjet nuk ishin adekuate”.

“E treta, KEK-u është në gjendje stabile, ku ka eksportuar miliona euro energji, dhe nëse kjo energji e eksportuar nga KEK nuk zbërthehet në të mirë të qytetarëve, cila është arsyeja e rritjes së çmimit të energjisë”, tha ai.

Ata kanë paralajmëruar edhe protesta nëse ndodhë shtrejtimi i rrymës.

Qytetarët e vendit janë të lodhur nga shtrenjtimi i secilit artikull dhe jetesa ështëbërë e vështirë, ku një familje nuk po mundet ta sigurojë as shportën familjare. Vetëm të mendosh edhe një rritje tjetër te çmimit te energjisë nuk është normale dhe as e arsyeshme. Nese ndodh kjo rritje, qytetarin e vendos në varfëri te skajshme dhe në luftë për ekzistencë e mbijetesë. Ne do të bisedojmë edhe me qytetarët dhe do të kemi edhe protesta. Nëse ndodhë kjo rritje, atëherë qëllimshëm po nxitet dhe stimulohet edhe më shumë ikja e qytetarëve nga vendi”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img