Site icon PrishtinaPress

Paralajmërohet një rrugë e re nga Prishtina drejt Fushë-Kosovës

Drejtori i shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka paralajmëruar një rrugë të re nga Prishtina drejtë Fushë Kosovës.

Musliu tha se lokacioni i paraparë është pastruar dhe do të përfshihet në hapjen e rrugës për qarkullim, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Lokacionin e pastruar nga deponia ilegale te Dukagjini Center, tani do t’a përfshijmë në projektet e reja, konkretisht për hapjen e rrugëve për qarkullim ????‍♂️

Sektori i mobilitetit, bazuar në analizat e vazhdueshme për zgjidhjen e ngarkesës së trafikut, në këtë hapësirë do të mundëson kyçjen e automjeteve dhe shkarkimin e segmentit më të ngarkuar rrugor Tirana dhe Bill Klinton ???? ????

Kështu, do të realizohet çasje nga rruga e Hekurudhës, me kyqëzim me rrugën Lidhja e Pejës, ku do të ketë lidhje të veçantë në drejtim të Fushë Kosovës

Exit mobile version