12.6 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërohet dyndje e re e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar

Autoritetet britanike i druhen një tjetër dyndjeje emigrantësh të jashtëligjshëm shqiptarë në brigjet jugore të Mbretërisë së Bashkuar.

E përditshmja britanike “Telegraph“ shkruan se Sekretares së Brendshme i ka ardhur në zyrë një dokument nga ambasada britanike në Tiranë, ku paralajmërohet një dyndje e tillë.

Dokumenti i brendshëm i kësaj ambasade bazohet tek një sondazh i kryer tek 1800 familje në Kukës, që konstaton se gjysma e të rinjve të moshave nga 17 deri 22 vjeç duan të braktisin vendin dhe të emigrojnë në Britaninë e Madhe, pavarësisht masave të ashpra të ndërmarra nga qeveria britanike, shkruan TVKlan.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur Sekretarja Braverman dhe Kryeministri Sunak folën për reduktim të ndjeshëm të numrit të shqiptarëve që kalojnë ilegalisht me varka drejt Britanisë së Madhe përmes kanalit të La Manshit.

Braverman tha të hënën në parlament që prej marrëveshjes me Kryeministrin Rama, Dhjetorin e kaluar, janë riatdhesuar 18 emigrantë ilegalë shqiptarë. Sekretarja konfirmoi Kryeministrin Sunak kur tha se numri i emigrantëve ilegalë shqiptarë ra me 90% gjatë këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img