2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërohen reshje bore, moti për sot dhe fundjavë

Prishtina Weather ka njoftuar se nesër pritet të ketë reshje bore në vise malore. Ndërsa sot, pritet të jetë më ftohtë dhe në mbrëmje ka mundësi për riga lokale shiu.

Të premten vransirat shtohen, e më vonë priten mundësi për riga lokale shiu, që pritet të vazhdojnë edhe paraditen e së shtunës. Viseve malore priten reshje të dobëta bore.

Nga dita e diel sërish mot stabil, me kthjellime, e orëve të mëngjesit, ftohtë dhe mjegull përgjatë ultësirave.

Cilësia e ajrit mbetet me indeks në vlera të dobëta edhe ditën e enjte, e të premten qarkullimi më i mirë ajror, sjell përmirësim gjatë ditës, ku indeksi kalon edhe në vlera të pranueshme dhe të mira.

10.11 – Në mëngjes mjegull në ultësira, e gjatë ditës kryesisht me diell dhe vransira kalimtare.

11.11 – Më ftohtë, kryesisht me vransira. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull. Në mbrëmje vonë mundësi edhe për riga lokale shiu.

12.11 – Reshje të dobëta shiu orëve të mëngjeist, viseve malore reshje bore. Ditën vransirat shpërndahen.

13.11 – Kryesisht me diell. Përgjatë ultësirave në mëngjes kushte për mjegull, që mund të mbetet edhe deri nga mesdita.

14.11 – Pas mëngjesit të ftohtë e me mjegull në ultësira, ditën kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 3C e 6C, e deri të hënën zbresin edhe në 1C. Temperaturat maksimale zbresin deri në 12C ditën e premte, e më pas shënojnë rritje të lehtë në 14C.

DItën e premtë dhe shtunë frynë erë mesatare nga verilindja 5-11m/s, e nga dita e dielë më shumë qetësi, por gjatë ditës frynë erë e lehtë nga jugu e juglindja 1-4m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img