-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërohen kallëzime penale ndaj zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë

Më 19 qershor ka përfunduar afati shtesë i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Një numër i madh i zyrtarëve të lartë nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre, duke marrë si pretekst pandeminë, ani pse AKK-ja thotë se kanë pasur afat të mjaftueshëm.

Dejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, në një bisedë me Ekonomia Online paralajmëroi se ndaj këtyre zyrtarëve do të ushtrohen kallëzime penale, e do t’i dërgojnë në Prokurori.

Havolli deklaroi se këta zyrtarë kanë pasur afat të mjaftueshëm, pasi sic njoftoi ai me procedura të rregullta ka qenë e paraparë të përfundohet më 31 mars.

“Deklarimi i pasurisë ka qenë prej 1 mars deri më 31 mars në procedura të rregullta ku është dashur të shtyhet ky afat deri me 19 qershor. Të premten ka përfunduar ky afat i rregullt”.

“Është një numër i madh i zyrtarëve të lartë që nuk e kanë deklaruar pasurinë, për shkak pandemisë, edhe pse ne i kemi dhënë afat shtesë. Ende nuk e dimë numrin e saktë jemi duke përgatitur listën përfundimtare e cila do të publikohet se shpejti”, tha Havolli.

Me tej, Havolli potencoi se pandemia ka shfaqur probleme në AKK si shkak i reduktimit të stafit. Më pas tha ai se kanë shqyrtuar edhe shumë raste, qoftë në hetimin e korrupsionit, prokurimit dhe rastet e konfliktit të interesit.

“Agjencia Kundër Korrpsion ka pasur probleme gjatë pandemisë për shkak se një numër i madh i stafit është dashur të reduktohet, ka ngecur puna në zbatimin e misionit të agjencisë. Kemi pasur  shumë raste në fusha të ndryshme, qoftë në hetimin e korrupsionit, konfliktit të interesit, prokurimit dhe ajo që na ka bërë problem ka qenë edhe deklarimi i pasurisë”, u shpreh ai.

Agjencia  Kundër Korrupsion është duke shqyrtuar edhe pasurinë e zyrtarëve të cilët e kanë deklaruar më vonesë, sic tha ai nëse nuk kanë dëshmi të mjaftueshme do të ushtrohen kallëzime penale.

“Ata që nuk e kanë deklaruar pasurinë fare, do të fillojë procedura e ushtrimit të kallëzimit penal dhe do të dërgohen në Prokurori”.

“Kurse këta që e kanë deklaruar pas afatit do të merren në nga cdo gjë në një arsyetim nëse kanë elemtente të mjaftueshme. Nëse nuk kanë arsyetime të mjaftueshme me prova materiale atëherë edhe ndaj këtyre do të ushtrohet kallëzim penal e të dërgohet në Prokurori”, ka thënë Havolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img