Site icon PrishtinaPress

Paralajmërohen gjoba për ata që keqpërdorin subvencionimin për qentë endacakë

Komuna e Prishtinës do të subvencionojë me nga 50 euro në muaj qytetarët të cilët janë të interesuar të adoptojnë qen endacakë.

Përveç subvencionimit prej 50 euro, ata të cilët pajtohen të adoptojnë qen, do t’u ofrohet trajtim falas nga veterinari i kryeqytetit në Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacakë, që pritet të funksionalizimet së shpejti.

Megjithatë, komuna ka menduar gjoba të mëdha edhe për ata të cilët adoptojnë qen, por më pas i lëshojnë në rrugë.

E gjobat për këta persona do të variojnë nga 1 mijë deri në 3 mijë euro.

Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Të drejtat e kafshëve mbrohen me ligj dhe në momentin kur e adopton një qen e nënshkruan një kontratë dhe është është përgjegjës për atë qen. Përveç që është përgjegjës ekziston edhe ligji dhe ne përmes një rregullore do te ketë gjoba prej 1 mijë deri në 3 mijë për secilin person që e ka adoptuar një qen dhe pastaj e ka kthyer në rrugë.Pra me ardhë te ne dhe po e marrim listën e gjithë atyre që kanë treguar interes për me adoptu qen”, tha Rama të martën në seancën e Kuvendit Komunal.

Kryeqyteti është duke ndërmarrë veprime të shumta për trajtimin e qenve endacak, ku deri tani janë ndarë 1 milion e 300 mijë euro për këtë çështje. /Paparaci.com

Exit mobile version