17.7 C
Pristina
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

spot_img

Paralajmërimi për shtrenjtim të rrymës, Haradinaj: Kjo qeveri është e paaftë dhe e rrezikshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin aktual Albin Kurti, se me vendime të papërgjegjshme e ka shkatërruar sektorin e energjisë.

Haradinaj theksoi se Kurti ‘me krenari’ e ka anuluar vendimin për ndërtimin e termocentralit të ri.

“E ndaloi gazsjellësin amerikan dhe çdo investim strategjik, duke e lënë vendin pa asnjë alternativë të sigurt dhe afatgjatë për energjinë. Përfitues të kësaj politike të qëllimshme janë vetëm tregtarët e energjisë dhe klika e tij politike – ndërsa humbësi i vetëm është qytetari i Kosovës!”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së shtoi se përballë krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve të çdo produkti jetik, Qeveria e godet edhe një herë qytetarin me rritjen e çmimit të rrymës.

“Paralajmërimi i ZRrE-së për shtrenjtim prej 15% nga 1 prilli është një goditje e rëndë për mirëqenien e familjeve kosovare dhe për ekonominë e vendit”, theksoi ai.

Sipas Ramush Haradinajt, Qeveria e Albin Kurtit, është e paaftë dhe e rrezikshme.

“Prandaj Kosova ka nevojë për një udhëheqje që i mbron qytetarët, e jo që i dëmton ata”, shtoi Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img