Paralajmërimi i presidentit serb Aleksandër Vuciq se do të ndërtojë rrugën nga pika kufitare në Jarinjë deri në veri të Mitrovicës ka nxitur reagime të shumta, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë në Debat Plus se nëse ajo rrugë e prek territorin e komunës që drejton atëherë do të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit.
Po ashtu Bahtiri në vazhdimësi ka qenë e është më i zëshmi duke kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve./Veriu.info/