3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Mund të shpërthejë supervullkani që ishte në “gjumë” prej 500 vjetësh

Një vullkan në një zonë me popullsi të dendur në Itali mund të shpërthejë për herë të parë pas 485 vjetësh. Paralajmërimi është dhënë nga shkencëtarët.

Është fjala për vullkanin “Campi Flegrei”, i cili ndodhet 14,5 kilometra nga Napoli, në jug të Italisë, i cili ka shpërthyer për herë të fundit në vitin e largët 1538.

Aktualisht, rreth 360 mijë persona jetojnë në zonën e Campi Flegrei dhe mund të jetë e nevojshme që të evakuohen nëse ekspertët do të ngrinin alarmin për një aktivitet të menjëhershëm, edhe pse një gjë e tillë nuk është thënë. Nëse do të shpërthente, ky vullkan krahasohet të jetë i ngjashëm me madhësinë e shpërthimit të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, i cili shkatërroi qytetet Pompeit dhe Herculaneum.

Studimi është kryer nga ekspertë të Institutit Kombëtar të Kërkimit të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Italisë (INGV) dhe University College London (UCL).

Autori kryesor i këtij studimi, profesor Christopher Kilburn, u shpreh se ka shumë të ngjarë që në brendësi të vullkanit të ndodhë një “thyerje”, e cila do t’ia bënte më të lehtë lavës daljen në sipërfaqe.

Campi Flegrei, konsiderohet si supervullkan për potencialin e tij pasi mund të shkaktojë një shpërthim me magnitudë rreth 8 ballë.

Ky vullkan studiohet prej vitesh dhe situata të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën. Madje në vitet 1950, 1970 dhe 1980 janë shkaktuar edhe tërmete të vogla.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img