-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërimi i OBSH: Kujdes nga inteligjenca artificiale

Inteligjenca artificiale, të paktën deri në fazën aktuale, nuk duhet përdorur në shëndetësi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje se të dhënat e përdorura nga AI, mund të shkaktojnë dëme serioze, pasi vendimet mund të jenë të njëanshme ose të keqinterpretuara.

OBSH tha se të dhënat mund të prodhojnë të dhëna të rreme, duke përbërë një kërcënim për shëndetin, barazinë si dhe modelet mund të çojnë në përhapjen e deznformimeve bindëse në formë teksti, audio apo dhe video.

Kjo gjë shkakton konfuzion tek publiku, duke vënë në dyshim nëse përmbajta është e besueshme sa i takon aspektit shëndetësorë.

Është e nevojshme të vlerësohen rreziqet e përdorimit të modeleve gjuhësore të tilla si ChatGPT për të mbrojtur dhe promovuar mirëqenien njerëzore, tha agjencia shëndetësore e OKB-së.

Paralajmërimi i OBSH, vjen në një kohë kur inteligjenca artificiale, është përhapur kudo si dhe aplikacionet e saj, po fitojnë popullaritet, duke nxjerrë në pah një teknologji që mund të revolucionarizojë mënyrën se si funksionojnë bizneset dhe shoqëria.

Gjithashtu dhe Komisioni Europian ka miratuar një rregullore, ku përcaktohet se përmbajta e teksteve qe prodhohen nga inteligjenca artificiale duhet të kontrollohet për të qenë në përputhje me vlerat e Bashkimit Europian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img