4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërimi i Lunacek: Trump President, nuk është lajm i mirë për Kosovën

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën në këtë Parlament, Ulrike Lunacek, ka thënë se zgjedhja e republikanit Donad Trump president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është lajmi më i mirë për Kosovën

Lunacek ka thënë se do të parapëlqente që demokratja Hillary Clinton të fitonte këtë garë, pasi, sipas saj, Trump-i është krenar me raportet e mira me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Zgjedhja e Trump-it në SHBA, frikësohem se për Kosovën nuk është lajmi më i mirë. Do të ishte shumë më mirë dhe unë personalisht do të parapëlqeja që Hillary Clinton të fitonte. Sepse ai është një president i cili ndihet krenar për marrëdhëniet e mira me Putinin, ne në Bashkimin Evropian dhe as në Ballkan nuk i duam këto synime”, ka deklaruar Lunacek./Zeri/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img