Paralajmërimi i frikshëm nga Lajçak rreth marrëveshjes me Serbinë: Bëhuni gati për kompromise

107
Advertisement

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, është duke mbajtur konferncë për media në përfundim të vizitës së tij treditore në Kosovë, gjatë të cilës takoi liderët shtetërorë, institucionalë dhe partiakë.

Advertisement

Lajçak tha se BE-ja është duke e negociuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, e cila, sipas tij, ka për qëllim t’i përmbyll të gjitha çështjet e mbetura një herë e përgjithmonë.

“Është një marrëveshje që bazohet në të drejtën ndërkombëtare. Ambicia jonë është që të ndihmojmë stabilizimin e situatës”, tha ai.

Diplomati sllovak tha se çështja e personave të zhvendosur dhe çështja ekonomike janë dy pika të rëndësishme të kësaj marrëveshjeje.

Lajçak e ka falënderuar Hoti, i cili sipas tij ka treguar lidership të vërtetë me rifillimin e dialogut në një situatë të vështirë.

“Është kritikuar shumë (Hoti), por desha të ju tregoj se ka treguar maturi në çështje të rëndësishme dhe shtetet anëtare të BE-ja e vlerësojnë këtë”.

Një çështje e rëndësishme, sipas tij, është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi që tha se Kosova e ka bërë një zotim të tillë në vitin 2013 dhe në vitin 2015. Andaj, Lajçak tha se Kosova duhet të tregojë konsistencë.

“Dialogu duhet t’i përmbyll të gjitha çështjet e hapura. Të gjitha marrëveshjet duhet të dalin si rezultat i kompromisit…. Nuk duhet të ketë përçarje për dialogun sepse është i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, prandaj të gjithë duhet të jenë të gatshëm për kompromis”, tha ai.

PostAdssFotoja e reklamës