-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërimi i CIA-s: Kina po përgatitet për luftë

Kreu i CIA-s, William Burns, ka siguruar se regjimi kinez mund të sulmojë Tajvanin në vitet e ardhshme, duke iu referuar faktit se Presidenti Xi Jinping “po përgatitet për një luftë” në ambicien e tij për të bashkuar ishullin me territorin kinez. Tensionet politike midis dy vendeve datojnë që nga lufta civile kineze (1927-1949).

Përkundër faktit se Kina ka përsëritur publikisht synimin e saj për të kontrolluar Tajvanin me mjete paqësore, Burns, në një intervistë për rrjetin PGB, ka theksuar se Jinping gjithashtu do të kishte udhëzuar udhëheqjen e tij ushtarake që në vitin 2027 dhe të ishte gati për të nisur një luftë eventuale.

“Nuk jam i sigurt se kur. Përgjigjja e sinqertë është se sa më shumë të hyjmë në këtë dekadë, aq më të mëdha do të jenë rreziqet e një konflikti ushtarak”, tha shefi i CIA-s.

Burns kujtoi se Xi Jinping dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë vitet e fundit. “Një javë para se Putini të niste pushtimin e tij në Ukrainë, kur u takuan në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin, ata shpallën një miqësi të pakufishme”, theksoi kreu i CIA-s.

Për sa i përket fuqisë ushtarake, Kina është superiore ndaj Tajvanit në pothuajse çdo drejtim, nga tanket tek artileria e deri tek avionët. Megjithatë, Tajvani ka një rezervë më të madhe ushtarake të trupave tokësore që i ka trajnuar në rast të një pushtimi në shkallë të plotë nga Kina. Një sulm ndaj Tajvanit është konsideruar i mundshëm që nga vitet ‘50./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img