Për zëdhënësiz e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, paralajmërimet për zgjerim të masave ndaj Kosovës nga BE-ja, “nuk janë zgjidhje”.
Në një përgjigje për Express, Kryeziu tha se “koha e ka dëshmuar që masat e BE-së ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta” dhe se “ato vazhdojnë të jenë të tilla për aq kohë sa janë në fuqi”.
“Masat nuk janë zgjidhje. Koha e ka dëshmuar që masat e BE-së ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta. Ato vazhdojnë të jenë të tilla për aq kohë sa janë në fuqi. Shtimi i tyre vetëm sa do ta thellonte padrejtësinë. Në anën tjetër shtrohet pyetja çfarë masa ndërmorri BE ndaj Serbisë e cila pas sulmit terrorist dhe paramilitar, shpalli Ditë Kombëtare Zie për tre terroristët e vrarë në Banjskë, kreun e të cilëve, Millan Radoiçiq e strehon dhe financon?”, ka thënë Kryeziu.