13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërimet për kontrabandë, krerë të policisë e ministra vizitojnë zonat kufitare në veri

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë sot detaje për vizitën e drejtorit të përgjithshëm të PK-së, Gazmend Hoxha, ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçla dhe ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në zonat kufitare në Bërnjak, Jasenovik dhe tek liqeni i Ujmanit.

Sipas policisë, qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë punën e zyrtarëve policorë, të cilët me patrullimet e tyre mbulojnë atë pjesë të zonës kufitare. 

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe Drejtorin e Departamentit Kufitar z. Fehmi Xhata, vizituan zonën kufitare në Bërnjak, Jasenovik dhe atë të liqenit të Ujmanit. Qëllimi i kësaj vizite ishte e një rëndësie të veçantë, për të parë punën e zyrtarëve policorë, të cilët me patrullimet e tyre mbulojnë atë pjesë të zonës kufitare, për të ofruar siguri si dhe për të parandaluar krimin e kontrabandën e mallrave”, thuhet në njoftim.

Tutje aty thuhet se ministrat dhe stafi menaxhues u njoftuan nga afër me punën, angazhimin, përkushtimin dhe vështirësitë e punës në baza ditore të zyrtarëve policorë, në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të ndryshme kriminale.

“Përveç tjerash kjo vizitë vie edhe pas raportimit në media lidhur me kontrabandën në këtë zonë kufitare, ku ministrat dhe stafi menaxhues u njoftuan nga afër me punën, angazhimin, përkushtimin dhe vështirësitë e punës në baza ditore të zyrtarëve policorë, në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të ndryshme kriminale. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore në ruajtjen e rendit kushtetues, ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës dhe krimit trans kufitar”, thuhet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img